0

3D Dizajn

„Dizajni ka si parakusht përmbajtjen. Dizajni pa përmbajtje nuk është dizajn, por thjesht dekoracion.”

Jeffrey Zeldman, Webdesigner,

Përmbajtjet të sillen vizualisht në nivel

Nga përvoja shumëvjeçare në vizualizimin e produkteve nga sektori industrial ju ofrojmë renderime 3D me foto-realizëm nga të dhënat e CAD. Ne prodhojmë pamje digjitale produktesh për të gjitha mediat e printuara dhe në të gjitha madhësitë sipas të dhënave tuaja në CAD, nga vizatimet teknike ose nga modelet konkrete. Procesi i prodhimit kërkon një bashkëpunim, me qëllim që t’ju ofrohet një zgjidhje me një çmim sa më të ulët.

Fotografitë nganjëherë thonë më shumë se sa 1000 fjalë. Shtrohet pyetja, vizualizime 3D apo vizualizime arkitekturore? Me gjasë, më shumë se sa një libër i tërë. Përmes animacioneve inovative 3D ne u japim produkteve dhe ideve tuaja frymën e një jete virtuale dhe realizojmë simulime me një besnikëri të habitshme ndaj realitetit.

Inovativ, bindës dhe jo shtrenjtë

Ju do të merrni renderime dhe dizajnime 3D bindëse për secilën fushë dhe për çdo produkt. Ajo për çfarë kemi nevojë ne janë thjesht të dhënat tuaja në CAD, vizatimet teknike dhe modelet, ose thjesht idetë tuaja. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me ju, sepse duam që ju të jeni plotësisht i kënaqur. Jo vetëm me produktin final, por në secilën fazë të projektit.

Shfrytëzojeni në favorin tuaj kreativitetin tonë vizual si dhe kompetencën tonë shumëvjeçare profesionale , sepse përmes dizajnimeve profesionale 3D, layoteve, teknikës publicitare dhe ueb-dizajnit, ju do të ngrini më lart suksesin e ndërmarrjes tuaj.

Përpos tjerash:

Dizajnimi 3D ofrohet si një mundësi e shkëlqyer për vizualizime arkitekturore. Ju keni mundësi që lokalet dhe projektet tuaja ndërtimore t‘i prezantoni si të vizitueshme dhe klientët tuaj, ashtu si partnerët tuaj, t’i nisni drejt një udhëtimi virtual.

Me shumë përkushtim ne marrim përsipër:

- Animacione 3D
- Vizualizime 3D
- Renderime 3D (me realizëm fotografik)
- Renderim nga të dhënat CAD
- Vizualizime arkitekturore