0

Mobile APP

„Thjeshtësia është forma më e lartë e zhdërvjelltësisë.“

- Leonardo da Vinci

Aplikacioni i juaj personal

Kërkesat për një aplikacion mobil, për iPad ose për Smartphone (iPhone, Android, Windows) janë të larta. Aplikacionet duhet të jenë të këndshme dhe funksionale për përdoruesit, ndërsa të gjitha përmbajtjet t’i prezantojnë në shkallë optimale. Aranzhimi i një kombinacioni të tillë është një art më vete, të cilin ne e zotërojmë katërcipërisht.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një zgjidhje hibride, aplikacion për çdo platformë ose aplikacion uebi – përmes nesh ju do të arrini qëllimin tuaj me garanci të plotë. Për secilën platformë, secila gjuhë programimi (Swift/Java, HybridCordova/AngularJS, Sencha Touch, IONIC, REACT, PhoneGAP) dhe për të gjithë Frameworks-at.

Kompleks, mirëpo i thjeshtë

Qoftë edhe programet komplekse duhen të ofrojnë mundësinë që të përdoren në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe intuitive. Kjo ka rëndësi sidomos te dizajnimet mobile, me qëllim që përdoruesit të jenë në gjendje edhe në rrugë e sipër t’i ekzekutojnë të gjitha aksionet. Sicili aplikacion që zhvillojmë ne, jo vetëm ta mbush mendjen për shkak të konceptit inovativ, por edhe përmes një përvoje të shkëlqyer përdoruesish – qoftë fjala për një aplikacion biznesi, loje apo ueb-faqeje mobile.

Një pasqyrë e shërbimeve tona:

Aplikacion smartphone-i për:

- iPhone
- Android
- Windows

Teknologji zhvillimore:

- Native: Swift / Java
- HybridCordova / AngularJS
- SenchaTouch
- IONIC
- REACT
- PhoneGAP

... AXA sh.p.k. ka deshmuar nivel te larte te profesionalizmit sa i perket plotesimit te afateve te liferimit si dhe sherbimeve te mirembajtjes te ofruara dhe pas dorezimit...

Zyra e Presidentit - Republika e Kosoves

MI-ja konsideron se kjo kompani ka kapacitete, staf teknik dhe pervoj per realizimin e projekteve ne lemin e njejte - Teknologjise Informative. MI-ja e rekomandon kete kompani edhe tek investuesit tjere, si kontraktues i pergjegjshem i cili obligimet nga kontratat e nenshkruara i kryen me afat dhe me kualitetin e kerkuar.

Ministria e Infrastruktures - Republika e Kosoves