0

Ueb-APP

„Kompjeterët nuk i zgjidhin problemet; ata i ekzekutojnë zgjidhjet.“

Zgjidhje e garantuar për çdo projekt

Ju nuk gjeni dot një softuer adekuat për synimet tuaja? Dëshironi që sisteme të ndryshme t‘i lidhni në rrjet në mënyrë inteligjente me njëri-tjetrin? Ose që aplikacione tashmë të pranishme t‘i zgjeroni dhe t’i modifikoni? Atëherë ju jeni në adresën e duhur. Zhvillimi ynë softuerik siguron vlerë të shtuar për ndërmarrjen tuaj dhe me garanci të plotë jua bën jetën më të thjeshtë. Për procese efektive dhe për më shumë produktivitet.

- Zhvillim nga e para

- Zgjerim & Përshtatje

- Rrjetëzim i sistemeve të pranishme

- Ueb-aplikacione & zhvillime softuerike

Si e prerë për kërkesat tuaja

Për të qenë plotësisht i kënaqur, softueri ynë duhet t’i përmbushë të gjitha kërkesat tuaja. Për këtë shkak, në secilën fazë të projektit tuaj ne bashkëpunojmë ngushtë dhe marrim në konsideratë çdo dëshirë tuajën. Që nga planifikimi deri te dizajnimi dhe deri te implementimi dhe përmirësimi i performansës. Natyrisht ne me këtë rast sigurohemi që zgjidhjet tona të jenë kompatibile me peizazhin e sistemit të deritanishëm dhe që të ndërkallen në mënyrë optimale.

Kapërceni konkurrentët tuaj dhe ndërtojeni pozicionin tuaj brenda tregut. Kjo gjë ju mundësohet përmes zgjidhjeve tona softuerike inovative dhe me efikasitet të lartë!

... AXA sh.p.k. ka deshmuar nivel te larte te profesionalizmit sa i perket plotesimit te afateve te liferimit si dhe sherbimeve te mirembajtjes te ofruara dhe pas dorezimit...

Zyra e Presidentit - Republika e Kosoves

MI-ja konsideron se kjo kompani ka kapacitete, staf teknik dhe pervoj per realizimin e projekteve ne lemin e njejte - Teknologjise Informative. MI-ja e rekomandon kete kompani edhe tek investuesit tjere, si kontraktues i pergjegjshem i cili obligimet nga kontratat e nenshkruara i kryen me afat dhe me kualitetin e kerkuar.

Ministria e Infrastruktures - Republika e Kosoves