0

Dizajni

„Detajet nuk janë detaje. Ato krijojnë dizajnin.“

Charles Eames, dizajnues dhe arkitekt

Ueb-faqja e juaj – një ulje me precizion

30 sekonda. Nuk keni më shumë kohë që të lini përshtypjen e parë të suksesshme. Që klientët e mundshëm të marrin qoftë dhe pakëz kohë për tu informuar më hollësisht, përshtypja e parë është vendimtare. Ne ju ndihmojmë, dhe ju garantojmë, që edhe përshtypja e dytë, e tretë dhe e katërt të jenë në rregull. Kësisoj dizajni dhe grafika mbeten në memorie, ndërsa ju i arrini qëllimet tuaja.

Dizajnim kreativ për suksesin maksimal

Pavarësisht faktit nëse bëhet fjalë për identitet korporate, komunikacion ose fushatë marketingu – dizajni i juaj vendos mbi suksesin ose mossuksesin. Janë të rëndësishme sidomos: përmbajtjet stilistike, një mesazh i qartë dhe një klientelë e targetuar me saktësi. Me shumë kreativitet në punët e ngjyrave dhe harmonisë së tyre si dhe me dashuri për detajet, ne zhvillojmë një ueb-dizajn në një tablo të përgjithshme koherente, e cila ofron një bazë për suksesin tuaj.

Çfarë bëjmë ne për ju

Ju do të merrni një zgjidhje, e cila ndërmarrjen tuaj do ta prezantojë në një mënyrë interesante, me qëllim që t‘i realizoni qëllimet tuaja dhe të shmangni konkurrencën. Me këtë rast nuk luan rol nëse ju porosisni tek ne realizimin e një logoje, të kartvizitave apo të fotografive të produkteve. Ne ju ofrojmë kualitet unikal, fleksibilitet, kompetencë dhe përvojë në të gjitha fushat, dhe dëshirat tuaja i realizojmë me saktësi. Edhe dizajnimet e përmbajtjeve komplekse janë të qarta, tërheqëse dhe të kuptueshme.

 

Dhe qershia mbi tortë: për të gjitha shërbimet tona ju do të merrni garancinë për kthim parash. Nëse mbeteni i pakënaqur, do t’ju kthehen menjëherë paratë. Pa asnjë „por“ apo „nëse“.

Mbështetje profesionale për projektet tuaja:

  • - Logo
  • - Kartvizita
  • - Fletëpalosje
  • - Postera
  • - Pllakate
  • - Broshura
  • - Editorialë, katalogë, fletushka produktesh
  • - Fotografi, fotografi produktesh
  • - Renderim 3D

... AXA sh.p.k. ka realizuar te gjitha sherbimet sipas kontrates dhe promovojme tek palet e interesuara.

Ministria e Financave - Republika e Kosoves

... Ne kemi pranuar sherbimet e AXA sh.p.k. ne kohe dhe korrektesi dhe rekomandojme kompanine ne fjale tek palet e interesuara.

Ministria e Puneve te Jashtme - Republika e Kosoves