0

Ueb dizajn

„Forma dhe funksioni duhen të jenë një, të lidhura në një unitet shpirtëror.“

Frank Lloyd Wright, Arkitekt

Zhvillim i uebit që do të funksionoj

Shumë ueb-faqe shqepen në të katër anët. Elementët e tepërt shpërqendrojnë vizitorët dhe ulin shkallën e konverzionit. Një dizajn i pastër, i freskët dhe transparent përbën A-në dhe O-në e ueb-prezantimit tuaj. Kjo do të lehtësojë navigimin dhe do të përkujdeset për një përvojë transparente të përdoruesit. Njëkohësisht, një dizajn i thjeshtë dhe i qartë e bën ueb-faqen tuaj më efektive, kështu që shkalla e konverzionit të vizitorëve do të arrijë stratosferën. Vendosni rripat!

 

Me zhvillimin tonë të ueb-it ne ndjekim vetëm një qëllim: vizitorët tuaj do të zbulojnë cakun e tyre shpejt dhe pa rrugë anësore. Hap pas hapi dhe klikim pas klikimi. Secila vegëz duhet të funksionojë në mënyrë të përkryer, secili buton duhet të jetë tërësisht adapt dhe secili Call-to-Action të jetë në vendin e vet në mënyrë perfekte. Më së paku po kaq i rëndësishëm është edhe një dizajn adekuat. Për këtë shkak ueb-faqet tona duken bukur dhe funksionojnë.

Ju do të merrni një pako komplete pa kokëçarje…

Ueb-faqja juaj duhet të hapet shpejtë, duhet të jetë moderne, e thjeshtë dhe e optimizuar për makina kërkimore? Pa problem! Dhe mos harroni  „Dizajnin responsiv“ i cili do ta adaptojë ueb-faqen tuaj për të gjitha pajisjet dhe platformat. Sidomos praktik: përmes “Content Management Systemen“-it tonë ju mund t’i përpunoni fare kollaj të gjitha fotot dhe tekstet tuaja vetë – ndërsa ueb-prezantimin tuaj do ta adaptoni për direktivat e sigurisë „State of Art “ si t’jua dojë zemra.

…për çdo buxhet

Pavarësisht faktit nëse bëhet fjalë për Start-Up, NVM, artistë, persona privatë ose shoqata – ne realizojmë projekte për të gjitha fushat dhe zhvillojmë ueb-faqe për secilën nevojë dhe për secilën shije. Me qëllim që ju të arrini qëllimin dhe të keni një sukses të qëndrueshëm

... AXA sh.p.k. ka deshmuar nivel te larte te profesionalizmit sa i perket plotesimit te afateve te liferimit si dhe sherbimeve te mirembajtjes te ofruara dhe pas dorezimit...

Zyra e Presidentit - Republika e Kosoves

MI-ja konsideron se kjo kompani ka kapacitete, staf teknik dhe pervoj per realizimin e projekteve ne lemin e njejte - Teknologjise Informative. MI-ja e rekomandon kete kompani edhe tek investuesit tjere, si kontraktues i pergjegjshem i cili obligimet nga kontratat e nenshkruara i kryen me afat dhe me kualitetin e kerkuar.

Ministria e Infrastruktures - Republika e Kosoves