0

Home

„Perfeksioni nuk arrihet atëherë kur s‘ka ç’të shtohet më, por atëherë kur s’mund të hiqet gjë.“

Antoine de Saint-Exupéry, shkrimtar

Dizajni

„Detajet nuk janë detaje. Ato krijojnë dizajnin.“

Charles Eames, dizajnues dhe arkitekt

Link

Bota digjitale

„E ardhmja u takon atyre që dëgjojnë trokun e saj“

David Bowie

Link

Dëshironi ti fascinoni klientët tuaj me një ueb-faqe unike? Me një dizajn grafik të shkëlqyeshëm dhe me një organizim të lartë navigues e strukturorë? Ne i jetësojmë dëshirat tuaja me shumë kreativitet, kompetencë dhe fleksibilitet. Përfitoni nga përvoja jonë e gjatë në fushën e marketingut dhe suksesi i ueb-faqes suaj do të jetë i garantuar.

Arsye të mira për një bashkëpunim

Përparësia më e lartë për ne është që t’ju kënaqim juve. Për këtë shkak ne punojmë saktësisht sipas udhëzimeve tuaja, dhe respektojmë çdo dëshirë tuajën. Ne ju dëgjojmë me kujdes, ju kuptojmë, bëjmë kërkime, skicojmë, konsultojmë dhe – dorëzojmë. Rezultati do t‘ju bindë: një zgjidhje me shumë vlera e përshtatshme vetëm për ju. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një buxhet të vogël apo të madh: ueb-faqja e juaj do të shquhet nga masa gri e konkurrentëve dhe do të ketë një shkallë të lartë konverzioni.

Ju do të përfitoni nga profesionalizmi ynë, me të cilin ne zbatojmë secilin projekt. Kokat kreative të një ekipi të vogël, por të shkëlqyer, disponojnë me një know how të thellë në fushat e dizajnimit, dizajnit grafik, ueb-dizajnit, ueb-zhvillimit, zhvillimit të aplikacioneve, zhvillimit softuerik, teknikës së marketingut, produkteve të printuara, dizajnit 3D, renderimit 3D, Marketingut PR dhe medias sociale.

Nëse s’do të jeni i kënaqur me rezultatin, do t’ju kthehen të hollat. Kjo nënkupton si vijon: ju nuk do të rrezikoni asgjë dhe do të shtriqeni rehat në kohën kur ne do të vringëllojmë shkopin magjik digjital. Përse ua ofrojmë një garanci të tillë? Ngaqë për shërbimet tona ne jemi të bindur 100% dhe e dimë se do t’ju lëmë pa fjalë. Projekte të suksesshme dhe klientë të kënaqur të panumërt e vërtetojnë profesionalizmin tonë.

Sherbimet

Ueb dizajn

„Forma dhe funksioni duhen të jenë një, të lidhura në një unitet shpirtëror.“

Mobile APP

„Thjeshtësia është forma më e lartë e zhdërvjelltësisë.“

Ueb-APP

„Kompjeterët nuk i zgjidhin problemet; ata i ekzekutojnë zgjidhjet.“

Sinjalistikë

Shkronjat dhe logot tona janë të përshtatshme për ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Shtyp

Përmes teknologjisë së përsosur dhe partneritetit profesional ne mund t’ju ofrojmë printime digjitale.

Shtyp në tekstil

Motive shumëngjyrëshe do të shtypen sipër folieve flex me cilësi të larta.

Tampon shtyp

Përmes printimit me tampon mund të mbulohen edhe sipërfaqe të parregullta.

Gravim Laserik

Etiketimi laserik është heqja e qëllimshme e ngjyrës nga objektet me veshje.

3D Dizajn

„Një promocion i mirë komercial duhet ta shesë produktin, pa e tërhequr dot vëmendjen drejt vetes“

... AXA sh.p.k. ka deshmuar nivel te larte te profesionalizmit sa i perket plotesimit te afateve te liferimit si dhe sherbimeve te mirembajtjes te ofruara dhe pas dorezimit...

Zyra e Presidentit - Republika e Kosoves

MI-ja konsideron se kjo kompani ka kapacitete, staf teknik dhe pervoj per realizimin e projekteve ne lemin e njejte - Teknologjise Informative. MI-ja e rekomandon kete kompani edhe tek investuesit tjere, si kontraktues i pergjegjshem i cili obligimet nga kontratat e nenshkruara i kryen me afat dhe me kualitetin e kerkuar.

Ministria e Infrastruktures - Republika e Kosoves

Kompania AXA SHPK ka implementuar me sukses dhe perkushtim te gjitha kontratat e lartecekura duke respektuar dhe permbushur te gjitha kushtet e kontratave. Ne baze te gjithe kesaj, te gjitha paleve te interesuara u rekomandojme kompanine AXA SHPK si kompani te perkushtuar ne aspektin e punes, kualitetit dhe permbushjes se kerkesave te klientit.

Banka Ekonomike

... AXA sh.p.k. me korrektesi i ka permbushur te gjitha obligimet dhe me sukses ofron sherbimet e pas shitjes andaj me kenaqesi rekomandojme tek te tjeret...

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK sh.a.

Kompania AXA SHPK i ka kryer te gjitha obligimet dhe sherbimet kontraktuale andaj rekomandojme bashkepunimin me te.

RTK Radio Televizioni i Kosovës.